Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është prekur nga performanca e nje grupi artistik nga Seuli në një shfaqje të pazakontë në Phenian. Kjo ishte hera e parë në dekadën e fundit që artistë nga Jugu udhëtuan në vendin komunist.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ishte thellësisht I prekur nga një koncert në Phenian me artistë të Koresë së Jugut, njofton agjencia shtetërore e lajmeve të KCNA. Kjo media raporton se “zemra e udhëheqësit ishte rritur kur pa se audienca e Koresë së Veriut reagoi me entuziazëm ndaj përformancës të grupit të njohur të K-pop”. Kim Jong-un tha se shkëmbimi muzikor ishte një rast i rëndësishëm për të shfaqur pamjen e një vendi të bashkuar.
Koncerti erdhi mes përmirësimit të marrëdhënieve midis Koreve. Veriu dërgoi interpretues në Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang në Korenë e Jugut më parë këtë vit, dhe udhëheqësit e të dy vendeve do të mbajnë një samit në kufi këtë muaj. Artistët janë në Phenian për dy shfaqje, dhe është delegacioni i parë muzikor i Koresë së Jugut që viziton vendin komunist në më shumë se një dekadë.
Ndërkohë, Kim Jong-un është lideri I parë I Koresë së Veriut që ndjek një performancë artistike nga një grup nga Jugu. Lideri i regjmit totalitar sëfundmi ka treguar shenja paqeje ndërsa pranoi të punojë për çarmatosjen bërthamore të gadishullit Korean. Gjithashtu Kim Jong-un ka kërkuar zhvillimin e një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump. Mendohet se samiti mes dy liderëve do të zhvillohet në muajin maj. Megjithatë ende nuk është caktuar ndonjë datë apo vend. Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se një stërvitje e mundshme mes ushtrisë amerikane dhe asaj të Koresë së Jugut në gadishull mund të rrëzojë të gjitha përpjekjet për paqe mes Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. /abcnews.al