Koreja e Jugut dhe SHBA kanë rënë dakord që bashkëpunimi ushtarak midis Vladimir Putin dhe Kim Jong Un do të shkelte sanksionet e OKB-së.
Diplomatë të lartë dhe zyrtarë të mbrojtjes nga të dy vendet i kanë kërkuar Moskës të pranojë përgjegjësitë e saj si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Sky News.
Kjo vjen pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut (NSC) tha dje se Koreja e Veriut dhe Rusia do të “paguanin një çmim” nëse shkelin rezolutat e këshillit./abcnews.al