Në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në qendër të qytetit të Korçën u mblodhën me mijëra besimtarë ortodoksë për të festuar Pashkët.
Ndryshe nga qytetet e tjera ku këto ceremoni zhvillohen nëpër katedrale apo nëpër kisha, ceremonia zhvillohet në qendër të qytetit.
Në Korçë, ka një traditë shumë vjeçare të festimit të Pashkëve, teksa bulevardi “Republika” në qendër është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumë të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit.
Për festën e Pashkëve, në Korçë kanë mbërritur edhe emigrantë nga Greqia. Mbi 15 mijë emigrantë kanë kaluar pikën kufitare të Kapshticës në dy ditët e fundit, për të kremtuar këtë festë në vend./abcnews.al