Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë/ Pjesë e skemës korruptive

schedule12:15 - 27 Janar, 2024

schedule 12:15 - 27 Janar, 2024

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena është arrestuar mrëmjen e të premtes me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në qytetin e Korçës.

AbcNews, mëson se Arben Lena dyshohet se ka konsumuar veprën penale të korrupsionit.

Sipas hetimeve të SPAK, Arben Leza, dyshohet të jetë pjesë e një grupi  qw do tw ndikonin nw gjykatwn e apelit korcw  kundrejt marrjes rryshfet të shumes prej 5 mijë euro.

Nga ky hetim më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” 2 të tjerë.

Bëhet fjalë për një episod të ndodhur në dhjetor 2023 për të cilën grupi në fjalë dyshohet se do të ndërhynte në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurisw së shtetasit Bledar Kozicit I ndaluar për  trafikim të emigrantëve të paligjshëm.

Prokuroria e Posaçme rreth një vit më parë, ka kryer hetime për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit”

Prokuroria e Posaçme ka dyshime që në këtë skemë është përfshirë edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë  korrupsion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!