Virozat e stinës kanë shtuar fluksin e vizitave në Senatoriumin e Korçës.
40-50 qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore çdo ditë,për shkak të pneumonive të lëna nga virozat.
44 pacientë në gjendje më të rënduar,mes të cilëve edhe pacientë të moshës 20 dhe 25 vjeç, janë duke u trajtuar në spital.
Virozat që po qarkullojnë këtë dimër shfaqin klinikë të ngjashme me Covid,me vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë.
Mjekët apelojnë të prekurit nga virozat,që të kërkojnë ndihmën e mjekut specialist,nëse gjendja e temperaturës së lartë vazhdon më shumë se tre ditë.