Në Korçë gjatë natës ka pasur reshje dëborë me intensitet, kryesisht në orën 19:00-02:00.
Reshjet e dëborës janë shoqëruar edhe me erë të fortë në zonat malore, ndërsa trashësia ka arritur nga 10 cm-20 cm.
Ndërkohë për shkak të reshjeve të borës u punua nga borëpastrueset për mirëmbajtjen e akseve rrugore.
Po ashtu edhe temperaturat vazhduan në ulje, ndërsa në orët e para të mëngjesit temperaturat arritën deri në -7 gradë.
Kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.
/abcnews.al/