Qarku i Korçës është i përfshirë nga moti i acartë, ndërsa temperaturat arrijnë deri në -11 gradë mëngjesin e sotëm.
Reshje dëbore gjatë natës nuk ka pasur. Situata në akset kryesore paraqitet pa probleme, sipas institucionale lokale në juglindje të vendit.
Rrugët janë të hapura, ndërsa drejtuesve të mjeteve u kërkohet që të bëjnë kujdes në akset në drejtim të Boboshticës dhe Dardhës, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Bashkia Korçë thekson se po punohet për hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit, ndërsa me furnizimin me energji elektrike nuk ka pasur probleme./ db/Abcnews.al