Koraqi: Vaksina është një dritë në fund të tunelit, nuk ka arsye për lockdown

schedule09:50 - 18 Janar, 2021

schedule 09:50 - 18 Janar, 2021

Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” tha se duke patur parasysh numrin e infektimeve në vendin tonë dhe situatën që paraqitet në spitale, nuk është e nevojshme që të merren masa më të ashpra apo të shkojmë drejt një lockdown-i.

Referuar lajmit se në Norvegji 23 persona kanë humbur jetën pas bërjes së vaksinës Pfizer & Biontech, 13 prej të cilëve kanë qenë nga shtëpia e të moshuarve, Koraqi tha se kjo është e pashpjegueshme për faktin se nuk ka ndodhur ne vendet e tjera.

Situata agravohet ose lirohet në bazë të shifrave. Për shkak se shifrat nuk janë të rënduara dhe kemi një situatë pothuajse stabël numrat e infektivene të rinj nuk është se janë shtuar, ezaurimi i kapaciteve spitalore nuk ka ndodhur kështu që nuk ka asnjë arsye bërë të bërë lockdown.

 

Nuk është se e parandalon apo zhduk virusin, e vetmja gjë që bën lockdown është që i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira. Vazhdojmë me të njëjtën gjendje me oraret, me shkollat me fluturimet. Këto masa kanë dhënë një një farë mënyre rezultat dhe nuk shoh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen., u shpreh ai. /abcnews.al