Koraqi: Rritja e rasteve, shkak i pranisë së mutacioneve në vend

schedule08:12 - 15 Shkurt, 2021

schedule 08:12 - 15 Shkurt, 2021

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se shtimi i rasteve me koronavirus mund të ketë ardhur dhe për shkak të pranisë së mutacioneve në vend, edhe pse kjo gjë ende nuk është konfirmuar.

“Në radhë të parë është rrjedhojë e festave të fundvitit, por janë larguar shumë festat kështu që pasoja e këtyre ka ardhur duke u amortizuar. Nga ana tjetër janë dhe në një farë mase mosrespektimi i masave për parandalimin por nga ana tjetër do të thoja, është akoma e pavërtetuar, por nuk e përjashtoj mundësinë e pranisë së mutacioneve të Sars cov 2 të cilat kanë një përhapje më të madhe se sa origjinali.”, u shpreh ai.

Ai tha se moti i ftohtë e rëndon pandeminë dhe për shkak të virozave të tjera. Koraqi shtoi se mutacioni i përhapur në Britani nuk tregon shenja të humbjes së shijes apo nuhatjes, ndërsa shtoi se dy muajt që vijnë do të jenë më të rëndë, dhe se rënie të rasteve do të shihen nga fundi i Marsit.

“Në fakt mutacionet reflektohen dhe me shenjat klinike, nuk është se kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Klinika është pothuajse ajo, disa dallime të vogla përshembull humbja e shijes dhe nuhatjes nuk është se ka qenë që në fillim, ka dalë shumë më vonë në njëkohësisht thuhet që versioni anglez nuk e ka këtë klinikë, humbjen e shijes dhe nuhatjes megjithatë mund të lidhet dhe me praninë e këtyre mutacioneve të ndryshme. “, shtoi më tej ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!