Korabi super, Burreli e Dinamo nuk ndalen! Egnatia merr kreun në B

schedule16:03 - 21 Nëntor, 2020

schedule 16:03 - 21 Nëntor, 2020

Burreli dhe Korabi nuk ndalen në grupin A, kurse në B Egnatia ka marrë kreun. Dibranët bënë detyrën në shtëpi kundër Vorës, duke triumfuar me rezultatin 4-0. Marku shënoi i pari dhe më pas e mori skenën Skuka, me tre gola të realizuar.

Në Burrel për vendasit nuk ishte e lehtë, pasi Partizani B realizoi që në fillim me Gjeçin. Gjithsesi Zuna dhe më pas Toma ndëshkuan skuadrën kryeqytetase dhe i dhanë fitoren e tretë ekipit të drejtuar nga Samuel Nikaj.

Në rrugë të mbarë edhe Dinamo, që merr fitoren e dytë në dy ndeshje. Blutë e kryeqytetit kaluan Orikun me rezultatin e pastër 2-0. Diogo dhe Boçi ishin autorët e golave. Sot triumfoi edhe Erzeni, që u përball me Veleçikun e vendit të fundit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 3
E shtunë, më 21 nëntor, ora 14:00

Burreli-Partizani B 2-1
Shënues:
Zuna 79’, Toma 85’/  Gjeçi 2’
Korabi-Vora 4-0
Shënues:
Marku 14’, Skuka 37’ (pen.), 66’, 68’
Erzeni-Veleçiku 2-0
Shënues:
Gecaj 11’, Hima 67’
Dinamo-Oriku 2-0
Shënues:
Diogo 59’, Boçi 64’

Në grupin B Egnatia merr kreun e klasifikimit, pasi ka marrë një fitore me shumë vlera kundër Pogradecit në transfertë. Heroi i rrogozhinasve ishte mesfushori Xhemalaj. Një takim tjetër interesant ishte ai mes Lushnjës dhe Tomorit, që u mbyll në barazim 1-1. Beratasit realizuan të parët me Mezinin, kurse Adbujabar barazoi në fillim të pjesë së dytë dhe shmangu humbjen. /abcnews.al

Grupi B
Lushnja-Tomori 1-1
Shënues:
Adbujabar 50’ / Mezini 12’
Pogradeci-Egnatia 0-1
Shënues:
Xhemalaj 84’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!