Korabi ka nisur merkaton dhe lëvizja e parë është nënshkrimi i kontratës së re me futbollistin Armend Murrja. Klubi dibran ka njoftuar se me të është firmosur një marrëveshje 2+1, ndërkohë që në vijim pritet të ketë edhe afrime.
“KF Korabi ka arritur marrëveshjen me Armend Murrja, duke rinovuar në prag të skadencës së kontratës aktuale. Dibrani ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me Korabin, me të drejtë rinovimi.
Murrja është produkt i akademisë Korabi dhe i ka qëndruar besnik skuadrës së vendlindjes. Pas dëmtimit që la pas, Armendi është i gatshëm plotësisht për tu aktivizuar dhe në këto momente është një vlerë e shtuar e skuadrës. Klubi i uron suksese në vijim!”, njoftoni klubi dibran.
https://www.facebook.com/910189435715121/posts/2954534351280609/?substory_index=0