Korabi ka marrë kreun e renditjes në grupin A të Kategorisë së Parë. Dibranët kanë shfrytëzuar barazimin e Kastriotit me Tërbunin dhe kanë mposhtur Shkumbinin me rezultatin 2-1. Skuka me penallti zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Reçi shënoi golin e dytë. Në fund ishte Mustafaj ai që hapi ndeshjen, por peqinasit nuk ia dolën dot të barazojnë dhe pikët e plota shkuan për Korabin. Triumf edhe për Besëlidhjen, që u mjaftua me një gol të Hajdarit kundër Veleçikut të vendit të fundit.
Erzeni ka reaguar pas humbjes me Shkumbinin, duke shkatërruar skuadrën e Burrelit me rezultatin 4-0. Shijakasit e zhbllokuan ndeshjen në fundin e pjesës së parë më Çutrën, ndërsa në të dytën Rezi, Cabral dhe Alimadhi goditën keq matjanët. Triumf i thellë edhe nga Egnatia, që zgjidhi gjithçka shpejt kundër Dinamos. Dimo dhe Lajthia i çuan rrogozhinasit në dhomat e zhveshjes me epërsi të dyfishtë, ndërsa Da Costa dhe Gjoka i mbyllën llogaritë. Ismailaj shënoi golin e nderit për blutë.
KATEGORIA E PARË – JAVA 4
GRUPI A
E shtunë, më 5 tetor, ora 13:00
Kastrioti-Tërbuni 0-0
E shtunë, më 5 tetor, ora 14:00
Besëlidhja-Veleçiku 1-0
Shënues: Hajdari 22’
Erzeni-Burreli 4-0
Shënues: Çutra 45+1’, Cabral 61’, Rezi 73’, Alimadhi 79’
Korabi-Shkumbini 2-1
Shënues: Skuka 25’ (pen.), Reçi 65’ /Mustafaj 82’
Egnatia-Dinamo 4-1
Shënues: Dimo 25’, Lajthia 30’, Da Costa 55’, Gjoka 71’ / Ismailaj 81’
Besa është rikthyer te fitorja. Humbja me Lushnjën një javë më parë u dogji shumë kavajasve, që kanë mposhtur sot Turbinën me shifrat 2-1. Cara shënoi fillimisht për verdhezinjtë, ndërkohë që më pas miqtë barazuan me Roshin. Ky i fundit shënoi me penallti. Besa me fillimin e pjesës së dytë kaloi sërish në epërsi dhe këtë herë shënues ishte Onuh. Ky gol vendosi edhe fatet e ndeshjes.
Surprizën sot e ka bërë Elbasani, që ia doli të fitonte në transfertë ndaj Orikut. Arbër Dhrami humbi mundësinë të kalonte ne epërsi vendasit, pasi nuk shënoi me penallti. Baro dhjeta minuta para fundit shënoi për verdheblutë, që morën pikët e para në kampionat. Në Pogradec nuk pati fitues, pasi vendasit barazuan 0-0 me Shënkollin.
Po luhet akoma Apolonia-Iliria, që është 1-0. Miqtë luajnë me dy lojtarë më pak, pasi janë ndëshkuar me kartonë të kuq Gjokeja dhe Hoxha. Branica me penallti ka shënuar golin e epërsisë për fierakët.
GRUPI B
E shtunë, më 5 tetor, ora 14:00
Oriku-Elbasani 0-1
Shënues: Baro 80’
Apolonia-Iliria 1-0
Shënues: Branica 86’ (pen.)
Besa-Turbina 2-1
Shënues: Cara 16’, Onuh 47’ / Roshi 32’ (pen.)
Pogradeci-Shënkolli 0-0
E diel, më 6 tetor, ora 13:00
Devolli-Lushnja
/abcnews.al

