Korabi triumfon në transfertën e vështirë me Erzenin dhe afrohet me kreun. Dibranët iu falën një goli të Taulant Markut në pjesën e parë dhe Dinamo e vendit të parë është vetëm dy pikë larg, kurse Burreli mbi ta ka një pikë më shumë.
Interesante situatë në fund të tabelës së klasifikimit, pasi Partizani B zhyti në fund Veleçikun me golat të Bërdufit dhe Zanit, që ju kundërpërgjigjen Begës që kishte realizuar më parë me penallti.
Nuk fal as Oriku, që likuidoi Besëlidhjen me shifrat 2-0. Branica dhe Çaushaj ishin autorët e golave. Sot u luajt edhe në Kategorinë e Dytë dhe në grupin B Maliqi mori kryesimin sërish, pasi mposhti në derbi Devollin me një gol të Avdillarit. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 17
E enjte, më 25 mars, ora 13:30
Veleçiku-Partizani B 1-2
Shënues: Bega (pen.) 32’ / Bërdufi 60’, Zani 73’
Oriku-Besëlidhja 2-0
Shënues: Branica 64’, Çaushaj 72’
Erzeni-Korabi 0-1
Shënues: Marku 18’
Dinamo-Burreli 2-0 (u luajt në 13:00)
Shënues: Djidjiwa 52’, Welber 55’
KATEGORIA E DYTË – JAVA 15
E enjte, më 25 mars, ora 13:30
Devolli-Maliqi 0-1
Shënues: Avdillari 25’