Festojnë Korabi dhe Erzeni, skuadra që kanë triumfuar jashtë fushe dhe përforcojnë pozitat e tyre në klasifikim. Dibranët mposhtën Besëlidhjen në fund, me një gol të Taulant Markut dhe mund të pretendojnë edhe për vendin e dytë.
Besëlidhja nga ana tjetër përfshihet në vorbullën e skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Erzeni gjithashtu vijon me serinë e rezultateve të mira dhe me shumë mundësi do ta mbyllë në katër ekipet e kreut.
Shijakasit mposhtën 3-0 Partizanin B, që për më shumë se një orë luajtën me një lojtar më pak për shkak se Franci Lala u ndëshkua me karton të kuq. Ky duel u zhbllokua në fundin e pjesës së parë.
Karaj realizoi me penallti dhe e çoi Erzenin në pushim në epërsi. Më pas Troplini shwnoi golin e qetësisë, kurse Hima i vuri vulën kësaj përballjeje. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 14
Besëlidhja-Korabi 0-1
Shënues: T. Marku 89’
Partizani B-Erzeni 0-3
Shënues: Karaj (pen.) 42’, Troplini 76’, Hima 84’