Kopshtet private do të kalojnë në sitë. Një task –forcë ndërinstitucionale ka nisur kontrollet në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit njeh 219 kopshte private. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër. Por në vend po funksionojnë si të tilla dhe biznese të palicensuara për institucionet të arsimit parauniversitar sic ndodhi me kopshtin në kryeqytet ku pak ditë më parë një edukatore I theu këmbën një tre vjeccareje. Verifikimi I tyre është hapi I parë I këtyre grupeve të punës.
“Ka bashkëpunim me policinë, me njësitë e qeverisjes vendore, me drejtorinë e tatimeve, pasi ne na duhet te bëjmë dhe një rakordim me Qendrën e Biznesit ku marrin Nipet bizneset për të parë nëse ka institcione arsimore parashkollore, kopshte, që kanë marrë NIPT, por nuk kanë marrë licensë të ministrisë së Arsimit. Pra ministria e Arsimit njeh ato kopshte të cilat marrin licensë në ministri në zbatim të kritereve të përcaktuara në udhëzimin e ministrit “
Kushtet që një kopsht duhet të plotësojë e që do të jenë objekt kontrolli I task forcës nisin që nga hapësira në dispozicion e deri tek kualifikimi apo vlerësimi psiko- social i edukatorëve
“Një punonjës arsimor nëse punësohet, pas tre muajsh I bëhet një vlerësim psikosocial, më pas merr emërimin definitiv në instucionin arsimor parauniversitar. Sigurisht dhe ky është pjesë për të parë si është stafi, cilat janë diplomat, vlerësimet e bëra nga institucioni. Kriteret për stafin mësimor në kopsht janë përcaktuar në udhëzimimn e ministrit dhe do të kontrollohen si I zbatojnë këto kritere. “
Nëse një kopsht nuk plotëson kushtet ndaj tij do të merren masa që nisin nga paraljamërimi, vijojnë me gjobë e shkojnë deri në mbyllje të tij./abcnews.al