Koordinatorja e zgjedhjeve në Kosovë për ABC: Nuk pati asnjë incident

schedule21:12 - 14 Shkurt, 2021

schedule 21:12 - 14 Shkurt, 2021

Ka nisur në ABC, maratona e transmetimit me dy gazetarët Endri Xhafo dhe Linda Karadaku për zgjedhjet në Kosovë, ndërkohë që ka nisur procesi i numërimit dhe kanë dalë rezultatet e para.

Në një lidhje me skype nga Prishtina, Laura Pula, prokurore e Shtetit dhe Koordinatore Kombëtare e Zgjedhjeve deklaroi se procesi i sotëm është zhvilluar pa asnjë incident. Gjithashtu, Pula theksoi se nuk ka pasur incidente as në veri të vendit.

“Prokurori i shtetit ka krijuar një praktikë të lirë. Nuk ka pasur asnjë rast që ka prishur procesin zgjedhor.

Kemi pasur nga terreni informacion që kanë tentuar të votojnë nga 2-3 herë. Prokurorë kanë dalë në vendin e  ngjarjes. Kanë mohuar se ka pasur incidente të tilla. As në veri nuk ka pasur asnjë incident”, tha ajo.

Nga rezultatet e deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson garën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!