Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Koordinata’ në Shkodër, asgjësohen mbi 9300 bimë kanabis/ Shpallet në kërkim 52-vjeçari, procedohet kryetari i fshatit

schedule10:41 - 13 Shtator, 2025

schedule 10:41 - 13 Shtator, 2025

Operacioni ‘Koordinata’ vijon në të gjithë vendin për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Nëpërmjet mjeteve nga ajri, janë gjetur dhe asgjësuar mbi 9300 bimë kanabis në qarkun e Shkodrës.

Shërbimet e policisë gjetën 4403 bimë kanabis në njësitë Shosh dhe Pult. Në njësitë Kastrat dhe Qendër në Malësinë e Madhe u gjetën 347 bimë kanabis. Në njësitë Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 4547 bimë kanabis, ndërsa në njësinë Fierzë 20 të tilla.

Nga ky operacion u shpall në kërkim një 52 vjeçar që dyshohet se kishte kultivuar 46 bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë, si dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!