Policia e Shkodrës vijon punën për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikës.
Në vijim të operacionit ‘Koordinata’, policia gjeti dhe asgjësoi 1060 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë.
Prokuroria nisi procedimin penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarët e fshatrave Plan, Kir, Palaj, Pecaj, Nenmavriq, Gimaj.
Ndërkohë, në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga ranë babë e bir, përkatësisht 64 dhe 32 vjeç banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim;
Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 142 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Sakaq, policia e Shkodrës vijon mbikëqyrjen nga ajri dhe toka për goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike. / abcnews.al /


