“Kontrolloni për viruse arbitrat”, Ardjan Takaj nuk përmbahet dot!

schedule08:10 - 6 Shkurt, 2020

schedule 08:10 - 6 Shkurt, 2020

Ardjan Takaj nuk përmbahet. Skënderbeu pa të mos i jepej një penallti në ndeshje e fundit me Laçin, ndërkohë që edhe në të shkuarën korçarët pretendojnë se janë penalizuar. Kreu i klubit juglindor ka folur në lidhje me gjykimin, që gjatë kësaj periudhe është vënë në shënjestër.

“Çfarë të thuash për këtë situatë?! Kanë luajtur mendsh arbitrat. Tashmë janë bërë ata protagonistët e garës… Nuk flitet më për futboll, por vetëm diskutohet cili arbitër gabon më shumë javë pas jave”, thotë fillimisht Takaj për “Panorama Sport”.

Më tej ai jep edhe një këshillë për qeverinë e futbollit shqiptar: “FSHF duhet t’i kontrollojë arbitrat në ndonjë klinikë të specializuar, në mënyrë që të shikojë me çfarë virusi janë infektuar ata”. Skënderbeu këtë sezon është në vështirësi, teksa pas 20 javësh kampionat renditet në vendin e tetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!