Kontrolli i naftës, radhë në doganë/ Procesi i analizave në Morinë shkakton pritje të gjata

schedule14:35 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 14:35 - 26 Dhjetor, 2023

Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar rradhë të gjata të autobotëve me naftë.

Drejtuesit e mjeteve thonë se janë të detyruar të presin deri në 8 orë në doganë për shkak të analizave që i kërkojnë ti nënshtrohet nafta që eksportojnë.

Për drejtuesit e mjeteve të cilët transportojnë naftë drejt Kosovës, procesi i analizave  është  i panevojshëm pasi e gjithë procedura duhet të realizohet në  momentin e furnizimit  ose të cdoganimit dhe jo ne pikat kufitare.

Burime nga dogana thonë se ky proces ka nisur të kryhet prej disa muajve dhe është në vazhdën e operacioneve që është ndërmarrë nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe udhëzimeve të përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Procesi i zhdoganimit për këtë lloj produkti që transportohet në Kosovë kryhet në Durrës pranë doganës së Kosovës që është vendosur prej dy vitesh në portin kryesor të Shqiperisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!