Shtohen kontrollet për rreziqet financiare. Banka e Shqiperise gjatë vitit 2022 ka kryer inspektime që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në 82 subjekte, të përbëra nga 5 banka, 5 subjekte financiare jobanka, 2 Shoqëri Kursim krediti dhe 70 zyra të këmbimit valutor.
Në përfundim të inspektimeve 29 zyra të këmbimit valutor janë mbyllur gjatë.Në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë theksohet se këto subjekte janë inspektuar dhe ka rezultuar se kanë bërë një sërë shkeljesh. Në këtë mënyrë ëshët vendosur që ti hiqet licensa.
Ndërkohë për një subjekt jobankë janë marrë masa administrative (pezullim 12-mujor i aktivitetit), për shkak të shkeljeve të përsëritura të kuadrit rregullativ
Shkelje janë vërejtur në mosrespektimin e procedurave identifikuese të klientëve dhe të identitetit të tyre, në ruajtjen e dokumentacionit të veprimeve valutore;njohuri jo të mjaftueshme dhe moszbatimi i detyrimeve ligjor.