Afati i vendosur nga gjykata kur departamenti i drejtësisë duhet të publikojë kopjen e redaktuar të deklaratës që përdori për të marrë një urdhër kërkimi në shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago, është duke shkuar drejt fundit.
Dokumenti mund të hedhë dritë mbi arsyet pse FBI-ja bëri kontrollin e saj të paprecedentë në shtëpinë e Donald Trump në Florida – dhe të ofrojë të dhëna se pse ish-presidenti mori me vete materiale të klasifikuara në ditët kaotike të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, redaksionet e kërkuara nga qeveria në deklaratë, miratuar dje nga gjyqtari Bruce Reinhart, mund të fshehin pjesët më zbuluese të dokumentit, shkruan BBC.
Në një urdhër të lëshuar në Palm Beach të enjten pasdite, ai tha se shkurtimet ishin të përshtatshme për të mbrojtur burimet dhe dëshmitarët e departamentit të drejtësisë dhe për të mbrojtur qëllimin dhe strategjinë pas hetimit federal për trajtimin e materialit sekret nga ish-presidenti.
Në fillim të kësaj jave, gjykatësi zbehu shpresat për një zbulim të madh.
“Nuk mund të them në këtë pikë se redaktimet e pjesshme do të jenë aq të gjera sa do të rezultojnë në një zbulim të pakuptimtë, por në fund mund të arrij në atë përfundim”, bëri ai me dije. /abcnews.al