Kontrolle të rrepta në zonat bregdetare

schedule18:00 - 20 Qershor, 2019

schedule 18:00 - 20 Qershor, 2019

Ditën e hënë task-forca e turizmit do të nisë kontrollet e rrepta në të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin në zonta bregdetare. Ministri Bledi Klosi tha se nuk do te ketë tolerancë përballë shkeljeve që konstatohen.

 Të gjitha subjektet  që operojnë në zonat e plazheve do t’i nënshtrohen një monitorimi të rreptë nga ana e task-forcës së turizmit të ngritur nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit.

Ministri Klosi bëri me dije se vendimi i Këshillit të Ministrave që përcakton detyrimet e të gjithë atyre që shfrytëzojnë plazhet deri tani nuk është zbatuar nga shumë subjekte dhe për këtë siguroi se do të ketë ndëshkime.

Kontrolli i të gjitha subjekteve do të fillojë më 24 qershor për të përfunduar më 27 Korrik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!