Kontrolle të rrepta në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut, dyshohet se shkak është ceremonia për Goce Dellçevit

schedule12:02 - 4 Shkurt, 2023

schedule 12:02 - 4 Shkurt, 2023

Vijojnë që prej orës 6:00 radhët e gjata të makinave në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas gazetarit të ABC, Roland Beqiraj, në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut ka rënë sistemi. Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa dhe radhe në kufi.

Ndërkohë, dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara, duke shkaktuar një fluks tepër të lartë.

Sakaq, edhe sipas mediave të Shkupit bëhet e ditur se edhe në doganat e Maqedonisë me Bullgarinë, kanë nisur kontrollet e rrepta. Kjo pas tensionit të krijuar në Shkup mes bullgarëve dhe maqedonasve. Kjo mund të lidhet me ceremoninë e 151-vjetorit të lindjes të Goce Dellçevit, figurë historike për të cilën kanë pretendime edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria. Goce Dellçev ka udhëhequr një rezistencë maqedono-bullgare kundër Perandorisë Osmane në periudhën e vitit 1900.

Një grup bullgarësh kanë paralajmëruar ardhjen në këtë manifestim ndërsa eurodeputeti Angel Xhambaski, i njohur për retorikën e tij nacionaliste, ka kërcënuar presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, duke kujtuar atentatin ndaj ish-mbretit serb, Aleksandar Karagjorgjeviç./abcnews.al