Kontrolle në qarkun Shkodër, asgjësohen mbi 1300 bimë kanabis

schedule11:22 - 17 Shtator, 2024

schedule 11:22 - 17 Shtator, 2024

SHKODËR- Pas një operacioni të shtrirë në qarkun Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 1388 bimë kanabis.

Lënda narkotike u gjet në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak.

Autoritetet vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike./ abcnews.al