Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit/ Sekuestrohen 10 aparate celularë, përdoreshin nga të dënuarit në qeli

schedule12:56 - 29 Maj, 2025

schedule 12:56 - 29 Maj, 2025

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka urdhëruar një kontroll të befasishëm në ambientet e burgut të Durrësit, aty ku vuajnë dënimin edhe shumë figura të politikës.

Ky kontroll i befasishëm ka ardhur pas disa informacioneve se në qelitë e tyre, disa të paraburgosur dispononin aparate celularë.

Mbi 25 efektivë të policisë së burgjeve mësynë në qelitë e burgut të Durrësit, ku kontrolluan me imtësi çdo ambient/ Gjatë kontrolleve I gjetën në qelitë e të paraburgosurve 2 aparate celulare, ndërsa 8 celularë të tjerë u kapën në tentative për t’u future tek të burgosurit.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve nuk dha detaje të hollësishme për këtë operacion të befasishëm, por konfirmoi se u gjetën aparatet celulare, pa dhënë emra se kujt I përkisnin.

Në këtë burg ndodhen kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj, ish ministrat Lefter Koka e Ilir Beqja, ish deputeti Jurgis Çyrbja, por edhe shumë personazhe të rëndëishme të botës së krimit.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetim për gardianët e burgut për neglizhencë ose bashkëpunim për futjen e aparateve celulare në qelitë e të burgosurve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!