Leo Messi la ditën e djeshme Argjentinën dhe u kthye në Barcelonë, ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Atletico Madrid në La Liga.
Pas udhëtimit të gjatë, Leo Messit i është dashur të ndalet më shumë se ç’e priste në aeroportin e Barcelonës. Ai është kontrolluar hollësisht nga inspektorët e aeroportit në lidhje me taksat dhe dokumentacionin e tij dhe të avionit privat.
Messi explota: "Estoy cansado de ser siempre el problema de todo"
Leo Messi sorprendió desde con unas explosivas declaraciones a su llegada al aeropuerto de El Prat tras disputar los partidos de la fase de clasificación con Argentina. " … – https://t.co/04jmNYmtvN pic.twitter.com/XgW8gJli8l— Rumbo Nuevo (@rumbonuevo) November 18, 2020
Kjo procedurë ka zgjatur thuajse një orë dhe e ka acaruar jo pak Messin, i cili vinte pas 15 orësh fluturim nga Argjentina. Lodhjen e tij e reflektoi edhe në daljen nga aeroporti “El Prat”, ku u shpreh se është i lodhur nga fakti se ai konsiderohet shkaktar i çdo problemi në klub.
Pas daljes Leo është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, që e priste në aeroport dhe të dy së bashku kanë shkuar në shtëpi. Me siguri sulmuesi është më i qetë sot. /abcnews.al