Kontroll me kallash në lokal, në kërkim nipi i deputetit të PS dhe dy persona të tjerë, zbardhet konflikti

schedule09:41 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 09:41 - 6 Dhjetor, 2021

Nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Ramazan Rraja është një prej te personave të armatosur me kallash që rreth tre javë më parë terrorizuan klientët një lokal në Zejmen të Lezhës.

Sipas policisë Rraja bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë kontrolluar të gjithë klientët pasi kishin shkuar për të kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve. Ai nuk ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes duke bërë që tre të armatosurit të largohen.

Bashkë me Rrajën në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Roan Brahimi banues në Pllanë, Lezhë

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!