Eriol Haxhiu, përfaqësues i Komitetit Musliman i Shqipërisë për rrethin e Krujës, në një lidhje të drejtë përdrejtë me “ABC News” shprehet se një pjesë e mirë e besimtarëve po falen jashtë sepse xhamia e Thumanës është dëmtuar.
Ai ka treguar se që në momentin kur ka ndodhur tërmeti kanë qënë të pranishëm shumë vullnetarë të cilët kanë ofruar ndihma për të lënduarit.
“Që ditën e parë janë ofruar ndihma materiale, kontribute shumë të mëdha nga besimtarët dhe shoqatat humane. Për banorët dy ditët e para janë shpërndarë batanije, veshmbathje, ushqime, ujë, çadra dhe krevatë. Emergjete që duhet të sigurohet brenda kampit janë mjete për ti mbajtur banorët të mbrojtur nga shiu”, tha Haxhiu.
“Ndër të tjera ai thotë se prioriteti më i madh ditët e para ishte te personat e bllokuar nën rrënoja, gjithashtu ai ka theksuar faktin se ndihma më e madhe do të ishte nga ana e gatimit sepse ditët në vazhdim do të jenë më të vështira për tu menaxhuar. Ne kemi mbledhur ndihma dhe vazhdojmë akoma, në gjithë xhamitë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonise. Do të këtë lutje dhe ndihma në vlera monetare sepse nga familja në familje ndryshojnë nevojat, dëmet dhe ne do të jemi në gatishmmëri për ti ndihmuar”, u shpreh përfaqësues i Komitetit Musliman i Shqipërisë.
Gazetari, Andi Qosja raporton për abcnews.al se edhe pse në përkeqësimin e kushteve atmosferike, nuk raportohet për persona që të jenë në gjendje të rëndë, pak më herët ekipi i mjekëve të Pulias i ka ardhur në ndihmë banorevë të lënduar./abcnews.al