Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontratë e re për Ansu Fati, Barcelona e blindon me klauzolë të çmendur

schedule13:38 - 7 Shtator, 2020

schedule 13:38 - 7 Shtator, 2020

Ansu Fati është futbollisti i momentit në Spanjë. Pasi theu rekordin 95-vjeçar si shënuesi më i ri në historinë e kombëtares së vendit të tij, tani për të është gati një kontratë e re. Sigurisht te Barcelona nuk do të kenë negociata të lehta.

Jorge Mendes raportohet se do të jete menaxheri i sulmuesit 17-vjeçar, ndërkohë që gazetari i Cadena Ser, Sique Rodríguez Gairi, shkruan se Ansu Fati do të firmosë një marrëveshje të re me katalanasit.

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024 dhe klauzola në të do të rritet në 400 milion euro, sapo sulmuesi i ri të bëhet pjesë e ekipit të parë. Barcelona nuk mund ta humbasë një prej të rinjve më premtues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!