Moise Kean e ka bindur klubin e PSG për cilësitë e tij, teksa ka shënuar 16 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e kampionëve të Francës.
Sulmuesi italian është i Everton dhe PSG e ka marrë në huazim. Klubi i sheikëve po punon për të arritur një marrëveshje për Keane, të cilin anglezët e kanë blerë nga juventusi për 33 milion euro.
Gazetari Nicolo Schira shkruan se drejtori sportiv Leonardo dhe menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola, janë në bisedime për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Everton nga ana tjetër kërkon të përfitojë nga ky transferi dhe synimi është që të arkëtojë 45-50 milion euro nga shitja e sulmuesit 21-vjeçar. /abcnews.al
#PSG are working to sign Moise #Kean on a permanent deal. The italian striker is happy in Paris and he would like to stay. #Leonardo and his agent Mino #Raiola are in talks for 5-years contract. PSG want to reach an agreement with #Everton, which ask €45-50M. #transfers #EFC https://t.co/pDgrorJUov
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 3, 2021