Kontrata me Atleticon është drejt skadencës, Milan interesohet për Moratan

schedule15:26 - 25 Mars, 2023

schedule 15:26 - 25 Mars, 2023

Milani është i interesuar për Alvaro Morata. Përveç përvojës dhe aftësisë për të shënuar gola, situata kontraktuale do të ishte gjithashtu e favorshme për Maldinin dhe Massara.

Marrëveshja me klubin spanjoll do të skadojë në vitin 2024, kjo është arsyeja pse “Colchoneros” nuk mund të kërkojnë më shumë se 15-20 milionë euro për të. Çështja e kontratësështë më e komplikuar, duke qenë se 5 milionët në sezon që Morata fitonte te Juventusi shkon përtej pagës së lojtarëve më të paguar te Milani, por për këtë ka vend për negociata.

Morata ka marrë edhe disa telefonata nga MLS, me familjen që pas një viti në Madrid do të mirëpriste një eksperiencë në SHBA, por Morata duket se është ende i etur për të luajtur në Evropë dhe Milani është padyshgim duke u përpjekur për ta rikthyer në Itali./ h.ll/abcnews.al