Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kontrata iu ndërpre nga dikush që nuk e njohim”, Rama: Kryebashkiaku u mor në burg pa gjyq

schedule19:37 - 11 Shkurt, 2025

schedule 19:37 - 11 Shkurt, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në rastin e 105-vjetorit të shpalljes se Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, komentoi arrestimin e Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Ai tha se Veliajn e morën nga detyra, duke i ndërprerë kontratën që ai kishte me qytetarët e Tiranës.

Rama tha se Veliaj u fut në burg pa gjyq.



“Sot jemi këtu për të kremtuar një përvjetor, 105 vjetorin e kryeqytetit dhe në të njëjtën kohë jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë i zgjedhur nga çerek milion zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën dhe të forcës sonë politike me qytetarët e Tiranës. Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht dhe sinqerisht nuk e njoh as për fytyrë dhe ndërkohë që kush zgjidhet ka një llogari të përditshme për të dhënë, kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua se llogari përpara kujt jep, por me siguri jo përpara qytetarëve që kanë zgjedhur kryetarin e bashkisë.Unë nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm apo është fajtor, por unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij siç ndaj çdo individi, nga ana e kujtdo që ka detyrën të trajtojë çështje që lidhen me drejtësinë, por është dhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që e kanë zgjedhur në mënyrë që të bëhen që të dyja, edhe puna për kontratën me zgjedhësit, edhe puna e drejtësisë për të nxjerrë deri në fund, në një proces të rregullt me standarde demokratike të vërtetën dhe për të përcaktuar në të gjitha shkallët e gjykimit fajin ose pafajësinë e tij apo të kujtdo tjetër.”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!