Kontrata faraonike, Nadal mbron Messin: Nuk është fare përgjegjës

schedule08:16 - 5 Shkurt, 2021

schedule 08:16 - 5 Shkurt, 2021

Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutuara në Spanjë. “El Mundo” i befasoi të gjithë të dielën që kaloi, duke zbuluar shifrat rekord që argjentinasi përfiton. Kontrata e 33-vjeçarit ka sjellë shkatërrimin ekonomik të Barcelonës shkruanin mediat spanjolle, por ka qenë Rafael Nadal, ai i cili i ka dalë në mbrojtje “Pleshtit”.

Tenisti spanjoll, i cili njihet si një përkrahës i Real Madrid, deklaron se Messi nuk është përgjegjës për fondet e Barcelonës. “Nuk e kuptoj debatin për kontratën e Leos. Ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit dhe ju e akuzoni klubin se përse ata janë të gatshëm ta paguajnë.

 

Nuk ka pse të ketë debat. Barcelona e konsideron si mëse të merituar atë kontratë për Messin dhe janë ata që duhet të menaxhojnë financat e tyre për të ardhmen, me apo pa Leon”, deklaron spanjolli i famshëm në një intervistë për “Vamos”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!