Kontrata e fundit, Jamie Vardy hedh të zezën mbi të bardhë

schedule14:57 - 26 Gusht, 2020

schedule 14:57 - 26 Gusht, 2020

Jamie Vardy ka nënshkruar kontratën e re dhe praktikisht do ta mbyllë karrierën te Leicester City, aty ku ai ka fituar titullin kampion në Premier League dhe Këpucën e Artë. Sezonin e fundit ai shënoi 23 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë.

“Dhelprat” i ofruan rinovimin dhe Vardy ka nënshkruar një marrëveshje që e lë te Leicester deri më 30 qershor të vitit 2023. Sulmuesi 33-vjeçar tha fjalët e para pas rinovimit të kontratës: “Rrugëtimin që kam përshkruar në këtë klub është i vështirë të përshkruhet me fjalë.

Edhe pse kemi arritur shumë së bashku, unë e që kam marrë më shumë nga ky ekip. Për këtë aryse jam i lumtur që jam në gjendje të rinovoj edhe një herë me Leicester City. Më pëlqen të luaj futboll para tifozëve të këtij klubi dhe jam i kënaqur që vazhdoj udhëtimin këtu”. /abcnews.al