Kontrata e Deschamps afër skadencës, Noel le Graet e do 54-vjeçarin deri në “Euro 2024”

schedule13:51 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 13:51 - 17 Dhjetor, 2022

Me kontratën në prag skadence, tekniku i Francës, Didier Deschamps me siguri do të flasë për të ardhmen e tij pas finales së ditës së nesërme, ndaj Argjentinës.

Ende nuk dihet nëse fituesi i Kupës së Botës, me “gjelat” do të rinovojë apo jo, por sipas asaj çka raporton, francezja “L’Equipe”, Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet e dëshiron Deschamps, të paktën deri në Kampionatin e ardhshëm Evropian, “Euro 2024”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!