Një 40 vjeçar është arrestuar në lidhje me një operacion të dyshuar të kontrabandimit të emigrantëve në Britani. Arrestimi u bë pasi ekipet e Home Office ekzekutuan një urdhër kontrolli në një pronë në North Shields si pjesë e një hetimi mbi një operacion të dyshuar.
Një burrë 40-vjeçar u arrestua nën dyshimin se kishte ndihmuar në imigracionin e paligjshëm. Arrestimi i tij është i katërti që bëhet në lidhje me aktivitetin e dyshuar kriminal që synon portet e Kanalit të Mbretërisë së Bashkuar.
“Arrestimi është një dëshmi e mëtejshme e vendosmërisë sonë të palëkundur për të shkatrruar bandat kriminale që përfitojnë nga trafikimi i qënieve njerëzore në vendin tonë.
Sekretari i Brendshëm dhe unë dëshirojmë të falenderojmë ekipet tona të përkushtuara që po punojnë pa pushim për të prishur këto rrjete dhe për t’i sjellë ato para drejtësisë,” tha Robert Jenrick, Ministri i Emigracionit.
Pas një konference në mëngjes në Newcastle, një ekip prej 10 anëtarësh i Home Office zbriti në Trevor Terrace në North Shields pak pas orës 5 të mëngjesit.
I dyshuari, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes është dërguar në selinë e Policisë Northumbria në Wallsend, ku do të kryhen hetime të mëtejshme.
Tre nga katër personat e arrestuar deri më tani dyshohet se u ndaluan dhe u morën në pyetje në kufirin Mbretëri e Bashkuar-Francë nga zyrtarë të Forcave Kufitare pasi tentuan të sillnin shtetas shqiptarë përmes kontrolleve të imigracionit.
/abcnews.al