Dy persona janë shoqëruar në komisariat, pasi dyshohen se kanë futur mall kontrabandë nga Greqia për në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është konstatuar një kamionçinë e ngarkuar me disa kuintalë fruta të thata të cilat dyshohet se janë marrë në Greqi e janë kaluar nga mali drejt qytetit të Bilishtit.
Malli i transportuar nuk ka dokumentacion, ndërsa drejtuesi i mjetit pritet të arrestohet nga policia si edhe shtetasi tjetër në mjet të procedohet.
Ky nuk është rasti i parë kur konstatohen tentativa të kondrabandimit të mallrave, pasi janë konstatuar edhe tre raste të tjera me të arrestuar dhe të proceduar penalisht. /abcnews.al