Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Brands”, pasi ishte shpallur në kërkim për kontrabandim veshjesh nga Turqia.
I riu akuzohet se bashkë me të atin kontrabandonin veshjet, u stamponin logo false të markave të njohura dhe i shisnin me çmime shumë të larta.
Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.
29-vjeçari dhe babai i tij i magazinonin veshjet në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”./abcnews.al