Sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa fatura blerjeje.
Policia Vlorë gjatë një kontrolli në një market në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor. Për këtë vepër penale u arrestua në flagrancë administratorja e marketatit. Gjithashtu u sekuestruar mbi 400 produkte kozmetike.
“Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


