Katër persona u arrestuan në Shkodër si kontrabandistë cigaresh me Malin i Zi. Ata janë Aleksandër Kontiç, 54 vjeç, rezident ne Podgoricë, Edmond Gjolaj, 44 vjeç, nga Malësia e Madhe, Ardian Okaj, 45 vjeç, nga Shkodra, Albert Hasanaj, 45 vjeç nga Malësia e Madhe.
Finalizimi i operacionit të koduar “Vijimësia” ka çuar në sekuestrimin e 90 koli me cigare, rreth 15 mijë euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete.
Sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës./abcnews.al