Zëvendës ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kontozamais është shprehur se situata epidemiologjike është në një moment kritik për shkak të varianteve të reja të Covid.
Kontozamais theksoi se mutacioni Delta është më i transmetueshëm, ndërsa i ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve të tregohen të përgjegjshëm , dhe se zgjidhja e vetme mbetet vaksinimi masiv.
“Situata po vështirësohet, duhet të merren masa ndaj mutacionit Delta. Unë do të sugjeroja që të mos hiqnim dorë nga vaksina, por të këmbëngulnim sa më shumë”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu prezantoi një listë të zgjeruar për punonjësit për të cilët do të zbatohet vaksinimi i detyrueshëm.
“Kur pandemia na trokiti në derë, vendi bëri një përpjekje titanike për të normalizuar situatën, për të trajtuar gjithashtu edhe problemet në shëndetësi, ekonomi si edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Bashkëqytetarët tanë humbën jetën dhe mijëra të tjerë u prekën në gjendje të rënë. Tashmë jeta e të gjithëve ka ndryshuar.
Por në një kohë rekord komuniteti shkencor ishte në gjendje që të zhvillojë një vaksinë efektive për të luftuar virusin. Vendi ynë ka vaksina për çdo qytetar dhe përpjekja do të vazhdojë deri në imunizimin e plotë”, tha më tej Kontozamanis.
Ai gjithashtu shtoi: Kufijtë po ngushtohen, duhet të bëhemi bashkë kundër mutacionit Delta. Duhet të marrim masa sepse nëse masat do të mungojnë atëherë në do të fajësohemi nga qytetarët tanë ./abcnews.al/