Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontejneri i salduar keq i nxori zbuluar, sekuestrohet 110 kg kokainë në Catania, vlera në treg 12 mln euro

schedule08:43 - 9 Tetor, 2022

schedule 08:43 - 9 Tetor, 2022

Mbi 110 kilogram kokainë e pastër u kap në portin e Catanias.

Droga, e cila ishte ndarë në 96 pako, gjendej në disa kontejnerë me fruta tropikale nga Ekuadori dhe mbërriti në bordin e një anijeje me motor të ardhur nga Amerika e Jugut.

Doganierët dhe ushtarakët e Fiamme Gialle vunë re se një kontejner kishte një saldim të parregullt në çati dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zbuluan ngarkesën e drogës.

Pas operacionit  të Guardia di Finanza të komandës provinciale të Katanias, më shumë se 100 kg kokainë me vlerë 12 milionë euro u sekuestrua.

Më pas, droga  u analizua edhe nga laboratori kimik ADM Catania, i cili zbuloi se kokaina kishte një përqindje të lartë pastërtie.

Operacioni është nga nga aktivitetet më të gjera të kryera deri tani, në kuadër të kontrolleve doganore në zonën e portit dhe aeroportit të Etnës, i kryer si nga Guardia di Finanza ashtu edhe nga zyrtarë të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!