Carlo Ancelotti po përjeton një moment jo të mirë te Napoli, që së fundmi u mund edhe nga Bologna dhe është në një krizë rezultatesh. Italiani gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe mendime të ndryshme me presidentin Aurelio De Laurentiis dhe ndarja në fund të sezonit shikohet si opsioni më i mundshëm, pasi titulli kampion është një opsion i pamundur.
Së fundmi nga Franca zbulohen lajme mjaft interesante rreth të ardhmes së trajnerit italian. PSG ka nisur kontaktet e para me Ancelottin dhe e mendojnë ata si trajnerin e duhur për sezonin e ardhshëm. Largimi i tij nuk ka qenë i mirë, por në Francë italiani ka mbështetësit e tij.
Momentalisht kemi të bëjmë me kontakte formale, që synojnë afrimin mes palëve. Mes Ancelottit dhe Nasser Al-Khelaifi po vendoset fillimisht paqja dhe trajneri italian është pro një rikthimi te PSG. Italiani ka një kontratë deri në vitin 2021 me Napolin dhe më pas me shumë mundësi do të nisë një aventurë të re. /abcnews.al