Lajm i keq për Bayern Munchen përpara sfidës së titullit kundër Leipzig. Kryesuesit presin të dielën në “Allianz Arena” ekipin e vendit të dytë dhe diferenca mes dy ekipeve është vetëm një pikë.
Ivan Perisic ka qenë i pafat në stërvitjen e fundit dhe do të qëndrojë disa kohë pushim. Lojtari kroat u përplas me Odriozolën gjatë seancës stërvitore dhe pësoi një frakturë në kavilje.
Ky dëmtim do e mbajë një muaj jashtë fushave të blerta 31-vjeçarin ofensiv. Perisic u huazua në verë nga Interi te Bayern Munchen dhe deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar katër gola në kampionat dhe një në Champions League. /abcnews.al