Nga Italia vjen lajmi se Lazio ka nisu tratativat për të afruar me parametër zero, yllin e Manchester United, Juan Mata, që mbyll kontratën në fund të qershorit.
La Repubblica raporton se drejtori sportiv Igli Tare dëshiron t’i sjellë trajnerit Simone Inzaghi një mesfushor krijues për të rritur fantazinë e skuadrës.
I njëjti burim bën me dije se Tare ka kontaktuar me agjentët e mesfushorit spanjoll dhe i ka ofruar atij kontratë 2-vjeçare, me opsionin për të rinovuar edhe një tjetër sezon.
Sipas raportit, Lazio i ka ofruar Matës kontratë me vlerë 4 milion euro në sezon, por spanjolli kërkon 5 milion euro në vit për të pranuar një lëvizje në Formello.
33-vjeçari, që ka luajtur 43 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Premier League këtë sezon, por cilësitë dhe e shkuara e tij e bindin Taren të investojë te ai. /abcnews.al