Kontakt me një të infektuar me Covid 19, vetëkarantinohet doktori i mirënjohur amerikan

schedule09:28 - 10 Maj, 2020

schedule 09:28 - 10 Maj, 2020

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i grupit të Task Force për koronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci ka theksuar se do të nisë karantinën.

Në një prononcim për CNN, ai është shprehur se do të nisë një “karantinim të modifikuar”, pasi pati kontakte “të rrezikut të ulët” me një person pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Vlerësimi i “rrezikut të ulët” nënkupton se ai nuk ishte në afërsi të personit që rezultoi pozitiv gjatë kohës kur ku person nuk dihej se ishte prekur nga virusi.

Ndër të tjera Fauci ka konfimruar se nuk do të bëjë një karantinë të plotë si Dr. Stephen Hahn, komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave. Hahn ra në kontakt me një individ që ishte pozitiv për koronavirus.

Zyrtarët nuk e kanë identifikuar personin ndaj të cilit janë ekspozuar zyrtarët shëndetësorë. Por ju kujtojmë se Katie Miller, sekretari i shtypit për zëvendëspresidentin Mike Pence, rezultoi pozitiv të premten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!