22 persona në Turqi kanë ndërruar jetë ndërsa 16 të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi konsumuan alkool të paligjshëm që duket se kanë sjellë helmimin e tyre.
Në lidhje me këtë rast katër persona janë arrestuar nga policia. Në një deklaratë për mediat, zyra e gurvenatorit bëri me dije se 11 nga personat që ndërruan jetë ishin shtetas të huaj.
Çmimet e pijeve alkoolike në tregje, restorante dhe bare janë rritur në muajt e fundit për shkak të situatës së vështirë ekonomike me të cilën po përballet Turqia. /Abcnews.al