Konsumi i mishit të kontrolluar në Tiranë. Si të dallohet nëse është i freskët dhe i vulosur

schedule12:50 - 30 Tetor, 2017

schedule 12:50 - 30 Tetor, 2017

Informimi është pikënisja që konsumatorët të blejnë mish të kontrolluar. Në Tiranë Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka nisur një fushatë informuese, por janë qytetarët ata që nuk duhet të anashkalojnë vulat dhe certifikatat që shoqërojnë mishin që tregëtohet. Ky është një prej grupeve që agjencia e mbrojtjes së konsumatorit ka shpërndarë në tregjet e kryeqytetit. Kanë marrë përsipër të informojnë qytetarët për mishin që duhet të kosumojnë Shumica e konsumatorëve e marrin te dyqani i lagjes sepse njohin kasapin, të tjerë në dyqane që mbajnë emra të kompanive të mëdha në treg. Por asnjëra prej këtyre nuk është garancia se mishi është i kontrolluar. Kush e vendos këtë vulë dhe a është e sigurtë se pas kësaj shëndeti i konsumatorit është i mbrojtur? Përgjigjet i kërkuam në thertoren publike të Bashkisë së Tiranës. Janë një sërë procedurash që ndiqen nga ardhja e gjësë së gjallë deri në daljen e tyre në treg Ky është proces shumë i rëndësishim pasi shumë kasapë e shesin sapo e kanë therrur kafshën me pretendimin se është i freskët. Konsumatori e ble edhe më shtrenjtë sac është pasi pas therrje mishi rëndon më shumë, por më e keqja është se nuk ka ndejtur deri në 24 orë për të bërë procesin e kullimit. Tirana ka zyrtarisht 300 subjekte të tregëtimit të mishit. E certifikuar nga bashkia tiranë është vetëm 10 përqind e sasisë që konsumohet në treg. Pikëpyetjet janë të shumta mbi sigurinë e pjesës tjetër prej 90 përqind. Problemi nis që tek ata që i rrisin, nëse i vaksinojnë dhe i kurojnë sic duhet, për të vazhduar me ata që i therrin jashtë kushteve higjeno sanitare, e për të mbyllur tek dyqanet që nuk të ofrojnë asnjë siguri për shëndetin. Pasojat e këtij qarku bien mbi konsumatorët Prandaj të qënit i informuar është një pikënisje e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj.

 

https://youtu.be/GbZ5SOmOm28

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!