Konsultimet për qeverinë e re në Malin e Zi/ Deputeti Camaj: Shqiptarët do të jenë pjesë nëse pranohen 10 principet

schedule16:39 - 19 Gusht, 2023

schedule 16:39 - 19 Gusht, 2023

Deputeti i Podgoricës, Nikollë Camaj ka folur për konsultimet për qeverinë e re të Malit të Zi. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka cekur çështjen e shqiptarëve, të cilët janë pjesë e qeverisë se Jakov Milatoviçit.

Sipas Camajt, shqiptarët do të jenë pjesë e qeverisë nëse pranohen 10 principet nga subjektet politike të Malit të Zi.

Ai ka deklaruar se kushtet që i kanë vënë janë: respektimi i atyre principeve që kanë të bëjnë me rrugëtimin e Malit të Zi në Europë, raportet me NATO-n, raportet me fqinjët, duke përfshirë këtu dhe çështjen e njohjes së Kosovës që mos të vihet në pikëpyetje, çështja e afirmimit të pakicave

“Shqiptarët do të jenë pjesë e qeverisë nëse pranohen edhe 10 principet, të cilat mund t’i kenë pranuar shumica e subjekteve politike në Malin e Zi. Ato 10 principe janë pjesë e programit të ardhshëm dhe strukturës së re dhe natyrisht që shqiptarët do të jenë pjesë e saj. Kushtet që i kemi vënë ne, janë respektimi i atyre principeve që kanë të bëjnë me rrugëtimin e Malit të Zi në Europë, raportet me NATO-n, raportet me fqinjët, duke përfshirë këtu dhe çështjen e njohjes së Kosovës që mos të vihet në pikëpyetje, çështja e afirmimit të pakicave. Të gjitha këto bisedime joformale dhe formale që kemi pasur deri tani kanë qene të pranueshme për subjektet politike. Nëse këto mbeten të tilla, të tjerat janë fare të lehta. Natyrisht që ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi dhe të kemi edhe ministrore. Por nëse ka lëvizje nga këto principe, forumi shqiptar është i gatshëm që të veprojë”, u shpreh Camaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!